Organizimi dhe monitorimi i veprimtarisë së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në subjektin e kontraktuar.
Kryerja e vlerësimit të rreziqeve për sigurinë dhe shëndetin në punë, për çdo pozicion pune, përfshirë pozicionet me rrezikshmëri të veçantë ose të shtuar.
Përpilimi i Dokumentit të Vlerësimit të Riskut dhe përditësimi periodik i tij.
Përpilimi dhe mbajtja e dokumentacionit sipas legjislacionit shqiptar në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Hartimi i Raportit mujor periodik, ku informohet Administratori i kompanisë për problematikat dhe arritjet në këtë fushë.
Ndihma për ngritjen dhe funksionalizimin e Këshillit të Sigurisë në Punë sipas përcaktimeve ligjore.
Kontrolli dhe inspektimi periodik i masave mbrojtëse, si dhe verifikimi i zbatimit të rregullave të sigurisë nga punonjësit, kontraktorët dhe nënkontraktorët.
Përgatitja e dosjes së plotë HSE sipas nevojave të biznesit.
Hartimi i politikave të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP).
Mbajtja e fletoreve të instruktimit periodik për punonjësit.
Hartimi i planeve të evakuimit dhe planeve të menaxhimit të emergjencave.
Përgatitja e sinjalistikës dhe formularëve HSE.
Mbajtja e Këshillit të Sigurisë dhe regjistrit të aksidenteve në punë.
Informimi dhe trajnimet e brendshme për rreziqet në vendin e punës.
Dorëzimi dhe administrimi i dokumentacionit teknik dhe regjistrave të kërkuar ligjorë.
Trajnim për përdorimin e skelave (montim / çmontim / transformim).
Trajnim për punë në lartësi.
Trajnime licencimi për makineri të rënda (eskavator, fadroma, betonpompë, etj.).